Projekt edukat

10
PROJEKT TEMA: “KUSHTETUTA E SHQIPËRISË” LËNDA:EDUKATË SHOQËRORE

Transcript of Projekt edukat

Page 1: Projekt edukat

PROJEKT

TEMA: “KUSHTETUTA E SHQIPËRISË”

LËNDA:EDUKATË SHOQËRORE

Page 2: Projekt edukat

OBJEKTIVATë di se ç’është Kushtetuta.

Të mësoj për historikun e kushtetutave dhe kushtetutës shqiptare.

Të di se kur dhe si u hartua Kushtetuta e sotme shqiptare.

Page 3: Projekt edukat

Ç’ ËSHTË KUSHTETUTA? Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi apo organizate. Ligjet dhe rregulloret

tjera të shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende, kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statut themeltar.Islam Krasniqi.Kushtetuta zakonisht përkufizon shtetin ose organizatën, qartëson detyrat e shtetit dhe organet udhëheqëse të tij dhe shërben si ombrellë për ligjet e tjera të shtetit. Në shumicën e vendeve demokratike, mirëpo edhe ato autoritariane, kushtetuta përfshin edhe një kartë të të dretave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk guxojnë të shkelen nga organet e vendit ose ligjet e tjera që i nxjerr organi ligjvënës i atij.Kushtetuta më e vjetër e shkruar në një dokument është Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratuar në vitin 1787.Kushtetuta e Britanisë së Madhe përfshin një sërë ligjesh të shkruara dhe rregulla kuvenduese të pashkruara. Në teori, kjo i jep mundësi parlamentit të Anglisë të ndryshojë me lehtësi kushtetutën, por tradita e ndërtuar gjatë shekujve e bën këtë hap të pamundshëm në realitet.

Page 4: Projekt edukat

Kushtetuta amerikane. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më e vjetra në botë , miratuar në vitin 1787.

Page 5: Projekt edukat

KUSHTETUTA E SHQIPËRISË

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 12 shtator 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbëhet nga Preambula, ku paraqiten motivet e nxjerrjes së kushtetutës dhe aspiratat e kombit shqiptar për të ardhmen, si dhe tetëmbëdhjetë pjesë që mbulojnë parimet themelore, kartën e të drejtave, degët e qeverisë, institucionet e pavarura, forcat e armatosura, si dhe dispozitat kalimtare.

Page 6: Projekt edukat

Kushtetuta e Shqipërisë,miratuar në 1998.

Page 7: Projekt edukat

HISTORIKU I KUSHTETUTAVE SHQIPTARE

Më e vjetra kushtetutë në trojet shqiptare mund të konsiderohet Kanuni, ku prej më të njohurve janë Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kanuni i Skënderbeut. Këto kode që rregullojnë një rrafsh të gjerë të marrëdhënieve shoqërore dhe qeverisjen autonome të malësorëve shqiptarë janë pjesë e trashëgimisë indo-evropiane e më pas ilire të kombit shqiptar. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, ato u përshtatën për të siguruar vetëqeverisjen e shqiptarëve.Gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët bënë përpjekjen e parë për hartimin e një kushtetute shtetërore. Dokumente të përkohshme si Kanuni i Ri shërbyen si program i Lidhjes e më pas kushtetutë e qeverisë së përkohshme. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, u paraqit edhe nevoja për nxjerrjen e kushtetutës së vendit. Megjithatë, u hartuan vetëm dokumente të përkohshme. Më 1913, kur Shqipëria u njoh nga fuqitë evropiane si principatë me në krye një prijës të huaj, gjashtë fuqitë e mëdha i dhuruan Shqipërisë kushtetutën e saj të parë, të quajtur Statuti Organik. Ky ligj ishte në fuqi për pak muaj gjatë 1914-ës.Qeverisja në vitet vijuese u bazua në një numër ligjesh dhe kushtetuta të përkohshme të pakodifikuara. Më 1925, u nxor Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, kushtetutë e plotë në një dokument të vetëm. Më 1928, u miratua Kushtetuta e Mbretërisë. Termi kushtetutë u përdor vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, me miratimin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë më 1946.

Page 8: Projekt edukat

Kanuni I Lekë Dukagjinit shek.XIV-XV

Page 9: Projekt edukat

HARTIMI DHE MIRATIMI I KUSHTETUTËS SË SOTME SHQIPTARE

Pas dorëheqjes së Sali Berishës nga detyra e kreut të shtetit më 1997 dhe saknsionimit të regjimit republikan në referendumit e këtij viti, filluan punimet për nxjerrjen e kushtetutës së përhershme të Republikës së Shqipërisë. Me gjithë kundërshtimin e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Berisha, propozimi për kushtetutë i mbështetur nga Presidenti Rexhep Meidani fitoi shumicën e votave në pëlqim mbarëpopullor.Gjatë hartimit të kushtetutës u shqyrtuan sistemet presidenciale dhe parlamentare si dhe elemente të tjera të rendit kushtetues. Refuzimi i sistemit presidencial gjatë udhëheqjes së Sali Berishës shtyu hartuesit e kushtetutës të zgjidhnin sistemin parlamentar. Me ndryshime të vogla gjatë ecurisë së përpilimit, propozimi për kushtetutë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 21 tetor 1998 dhe u vendos më referendum mbarëpopullor. Qytetarët e Shqipërisë u pajtuan me propozimin dhe bënë të mundshëm fuqizimin e Kushtetutës po atë vit.Ekspertë ndërkombëtare e kanë vlerësuar Kushtetuën e Republikës së Shqipërisë si në përputhje me rregullat e standardet evropiane.

Page 10: Projekt edukat

PUNOI:EGLI TAFA